Rusia reagon pas dënimit të Karadzic: Vendimi është agjendë…

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas vendimit për burg të përjetshëm të kriminelit Radavan Karadzic, duke thënë se ky vendim ka treguar njëanshmëri dhe politizim.

Në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Rusisë thuhet se gjykimi i Radovan Karadzicit, ku ky kriminel u dënua me burgim të përjetshëm, “ka treguar njëanshmërinë dhe politizimin” e Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykime Penale në Hagë.

Përmbledhja e publikuar në sajt tregon jo konsekuencë serioze e cila prej fillimit është vërejtur në gjykimin e Karaxhiqit. Baza e provave shkakton dyshime serioze”, shkruan në reagimin e ministrisë ruse, shkruan TASS

Tutje, thuhet se mekanizmi ka trashëguar mangësisë e Tribunaleit për ish-Jugosllavinë, duke përcjellë kështu agjendë antiserbe.

Kujtojmë se krimineli serb Radavan Karadzic dje u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocidin e kryer në Bosnje e Hercegovinë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet