Rusia përfundon përgatitjet për “armët e pamposhtura”

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një fjalimi në mars në Parlamentin federal i cilësoi si “të pamposhtura” shumë armë të reja, përfshirë edhe sistemet raketore Avangard dhe Sarmat.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se ka përfunduar zhvillimi i sistemit raketor hipersonik Avangard ndërkontinental.

Në një deklaratë nga ministria thuhet se zhvillimi i sistemit të raketave Avangard nga kompleksi rus i industrisë së mbrojtjes ka përfunduar në thelb dhe se ka kaluar në fazën e prodhimit serial.

Po ashtu bëhet e ditur se ka përfunduar edhe programi i testimit për lëshimin e sistemit raketor balistik ndërkontinental Sarmat, i cili ka aftësi për të bartur kokë bërthamore.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet

  • Ahmeti reagon për “veteranët e rrejshëm”

    Kryetari i komunës së Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj publikimeve ku thuhet se 19,000 veteranë të rrejshëm përfshihen në draft aktakuzën e prokurorit Elez Blakaj...
  • Dy milionë muslimanë pritet të nisin Haxhin

    Dy milionë muslimanë pritet të mbërrijnë javën e ardhshme në Arabinë Saudite për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit. Këtë vit do të marrin pjesë edhe pelegrinët nga Irani, autoritetet...
  • Pesë shpjegime mbi krizën ShBA-Turqi

    Pak muaj më parë, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë i ngjanin qetësisë që i paraprin një stuhie. Shkak ishte mbajtja në burg e një pastori amerikan, që akuzohet se...
  • Divorci dhe liria e grave

    Divorci mund të mos jetë ajo që e dëshirojnë, por çifteve ndonjëherë nuk u mbetet zgjidhje më e mirë. Rekomandohet si opsion, veçanërisht, për t’i shmangur pasojat e mëdha...