Rusia e shqetësuar për zhvillimet në Rripin e Gazës

Rusia shprehu shqetësimin e saj rreth rritjes së tensioneve në Rripin e Gazës, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme të vendit.

Kumtesa pontencon faktin për rritjen e ndjeshme të tensioneve në Rripin e Gazës gjatë ditëve të fundit, transmeton AA.

“Ushtria izraelite po dërgon trupa shtesë në kufijtë e zonës”, tha Ministria e Jashtme ruse.

Moska paralajmëron për mundësinë e viktimave të reja civile dhe u bëri thirrje të gjitha palëve për qetësi.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet