Rusia dëbon diplomatët nga Gjermania, Polonia dhe Suedia

Shteti i Rusisë i ka dëbuar diplomatët nga Gjermania, Polonia dhe Suedia me arsyetimin se ata kanë marrë pjesë në protestat kundër burgosjes së kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Ky vendim vjen në të njëjtën ditë kur shefi i punëve të jashtme i BE-së, Josep Borrell, ndodhet në Moskë për një vizitë diplomatike treditore, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se diplomatët në fjalë kanë marrë pjesë në demonstrata të kundërligjshme në mbështetje të Navalnyt më 23 janar.

Sipas kësaj ministrie, pjesëmarrja në protestat në Moskë dhe Shën Petersburg është e papranueshme për shkak të statusit të tyre diplomatik.

Kategoritë
BotaLajme