Rusi – Vdes “papritmas” mjeku që trajtoi opozitarin Navalny pas helmimit

Dr. Sergey Maximishin, mjeku në spitalin rus që mori përsipër liderin e opozitës, Alexey Navalny, pasi ai u helmua verën e kaluar, është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare.

“Me keqardhje ju informojmë se Sergey Valentinovich Maximishin, zëvendës i kryemjekut për anesteziologji dhe reanimacion në Spitalin e Urgjencës №1, asistent i Departamentit të Mjekësisë së Universitetit Shtetëror të Omskut dhe doktor i shkencave mjekësore, ndërroi jetë papritmas në moshën 55-vjeçare”, njoftoi spitali ku ai punonte, përmes një deklarate që nuk përmendte shkakun e vdekjes.

Navalny u pranua fillimisht në njësinë e helmimit akut të Spitalit të Urgjencës №1 të Omsku më 20 gusht 2020, pasi u sëmur nga ekspozimi ndaj agjentit nervor Novichok të shkallës ushtarake në një avion që fluturonte nga Siberia në Moskë dhe që bëri një ulje emergjente në Omsk.

Maximishin nuk dha asnjë njoftim për shtyp në kohën e shtrimit në spital të Navalnyt. Si zv/kryemjek i spitalit për anesteziologji dhe reanimacion, ai ishte një nga mjekët më të vjetër në spital.

Navalny u fut në një gjendje kome dhe përfundimisht u evakuua në kryeqytetin gjerman të Berlinit, ku ai kaloi pesë muaj duke u rikuperuar nga helmimi.

Pasi u kthye në Rusi, ai u dërgua në burg për shkelje të kushteve të provës të një dënimi të mëparshëm. Navalny fajëson për helmimin e tij shërbimet ruse të sigurisë dhe vetë presidentin Vladimir Putin, akuza që Kremlini i ka mohuar kategorikisht në mënyrë të përsëritur.

Megjithatë, një hetim i rrjetit transmetues “CNN” në dhjetor ka implikuar Shërbimin Rus të Sigurisë (FSB) në këtë sulm. Navalny gjithashtu komprometoi një nga agjentët për të zbuluar se ai ishte helmuar me agjentin nervor Novichok të aplikuar në të brendshmet e tij.

Leonid Volkov, shefi i stafit të Navalnyt, konfirmoi se dr. Maximishin ishte përgjegjës për trajtimin e liderit të opozitës.

“Sergey Maximishin ishte shefi i departamentit që trajtoi Alexey Navalnyn dhe ishte përgjegjës për trajtimin e tij”, tha Volkov për televizionin “CNN”.

“Ai (Maximishin) dinte më shumë se kushdo tjetër për gjendjen e Alexeyit, kështu që unë nuk mund ta hedh poshtë mundësinë e një loje të ndyrë”, shtoi ai.

Megjithatë – vijoi Leonid Volkov – sistemi i kujdesit shëndetësor rus është shumë i dobët dhe nuk është e pazakontë që mjekët e moshës së tij të vdesin papritur, por unë dyshoj se do të ketë ndonjë hetim për vdekjen e tij.

CNN-i nuk ka prova rreth ndonjë “loje të ndyrë”, prandaj është në kërkim të dëshmive shtesë nga autoritetet lokale të shëndetit në lidhje me shkakun e vdekjes së Maximishinit. Vdekjet e punonjësve mjekësorë rus të vijës së frontit, përfshi këtu edhe informatorët, janë bërë një çështje politike në vend mes pandemisë COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë së Omskut, Alexander Murakhovsky, tha në deklaratë për media se dr. Maximishin punoi në spital për 28 vjet dhe shpëtoi mijëra jetë njerëzish.

“Dr. Maximishin ktheu në jetë mijëra njerëz. Do të na mungojë shumë. Ai iku shumë herët dhe rrjedhimisht dhimbja e humbjes së tij është veçanërisht e hidhur”, u shpreh

Kategoritë
BotaLajme