Rusi, shkeljet e masave kundër COVID-19 do të vlerësohen sipas “aktit terrorist”

Rastet e shkaktimit të vdekjes nga përhapja e qëllimshme e koronavirusit të ri do të mund të vlerësohen sipas situatës në kuadrin e “aktit të terrorizmit, huliganizmit dhe sabotazhit”

Në Rusi do të kryhen rregullime ligjore për ndëshkimin në kuadrin e “aktit terrorist, huliganizmit, sabotazhit” të atyre personave që shkelin masat lidhur me epideminë e koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një deklaratë nga Komiteti i legjislacionit dhe ndërtimit shtetëror në Duma, krahu i poshtëm i parlamentit rus, njoftohet përgatitja e një projektligji për gjykimin e atyre personave që nuk zbatojnë masat kundër Covid-19.

Sipas projektligjit të propozuar në Duma, theksohet se do të mund të dënohen me gjobë deri në 12.300 dollarë ose 3 vite burg ata persona që shkaktojnë infektimin e virusit tek një numër i madh personash.

Gjithashtu do të gjobiten deri në 24.600 dollarë ose deri në 5 vite burg ata që shkaktojnë vdekjen e një personi, dhe dënimin deri në 7 vite burg për ata që shkaktojnë vdekjen e më shumë se 2 personave.

Ndërsa rastet e shkaktimit të vdekjes nga përhapja e qëllimshme e koronavirusit të ri do të mund të vlerësohen sipas situatës në kuadrin e “aktit të terrorizmit, huliganizmit dhe sabotazhit”.

– Në Rusi 658 raste të COVID-19

Zëvendëskryeministrja e Rusisë, Tatyana Golikova, në një deklaratë njoftoi se në vend, koronavirusi i ri është vërejtur edhe tek 163 persona, çka e ka rritur në 658 numrin e përgjithshëm të rasteve.

Më tej Golikova tha se 29 persona janë shëruar dhe se në karantinë ndodhen 112 të tjerë.

Rasti i parë i vdekjes nga COVID-19 në Rusi u shënua pasi një grua 79 vjeçare humbi jetën nga koronavirusi.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet