“Rusi 2018”, Suedia me fitore minimale ndaj Koresë së Jugut

Andreas Granqvist shënoi nga pika e bardhë në minutën e 65-të për golin e vetëm në ndeshje, por vetëm pasi u vu në përdorim teknologjia VAR.

Kombëtarja e Suedisë shënoi fitore me rezultatin minimal 1:0 ndaj kombëtares të Koresë së Jugut, në ndeshjen e dytë të grupit F në kuadër të Kampionatin Botëror në futboll që po mbahet në Rusi.

Suedezët erdhën në Botëror të shoqëruar nga një eufori si pasojë e kualifikimit duke eliminuar kombëtaret e forta të Holandës dhe Italisë, ndërsa sot, triumfuan edhe ndaj Koresë së Jugut me një fitore minimale.

Andreas Granqvist shënoi nga pika e bardhë në minutën e 65-të për golin e vetëm në ndeshje, por vetëm pasi u vu në përdorim teknologjia VAR, pas një situate të diskutueshme në zonën e rreptësisë koreane.

Koreano-jugorët tentuan të barazojnë shifrat por përkundër disa rasteve të shkëlqyera që kishin, rrjeta e portës suedeze mbeti e patundur.

Në ndeshjen e parë të grupit F, mbrëmë Meksika mundi Gjermaninë më rezultatin 1:0.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet