Rritet numri i plazheve me flamur të kaltër në Antalie

Numri i plazheve me flamur të kaltër, i cili ishte 202 vitin e kaluar në Antalie, një ndër qendrat e rëndësishme të turizmit në botë, është rritur në 206 këtë vit.

Numri i plazheve me flamur të kaltër, i cili ishte 202 vitin e kaluar në Antalie, një ndër qendrat e rëndësishme të turizmit në botë, është rritur në 206 këtë vit.

Kështu qyteti, i cili ka më së shumti flamuj të kaltër në botë, theu rekordin e tij.

Në periudhën “e re normale“, që filloi pas lehtësimit të masave të marra kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), u hap edhe sezoni i turizmit.

Në Antalie, kryeqyteti i turizmit, flamuj e kaltër filluan të valëviten në plazhe. Numri i plazheve me flamur të kaltër u rrit nga 202, sa ishin vitin e kaluar, në 206.

Flamuri i kaltër është i cilësisë së certifikatës për plazhet. Për të marrë flamurin e kaltër, duhet të përmbushen disa kritere që lidhen me cilësinë e ujit të detit, menaxhimin e mjedisit, edukimin dhe informacionin mjedisor, sigurinë, shërbimet dhe objektet.

Kategoritë
BotaLajme