Rritet dukshëm racizmi në Gjermanin e Merkelit

Njerëzit me prejardhje afrikane dhe nga Lindja e Mesme përballen me “paragjykime dhe përjashtime” në gjithë Bashkimin Evropian. Dhuna e lidhur me racën dhe diskriminimi gjatë kërkimit të një vendi të punës apo strehimit janë gjëra të zakonshme për shumë njerëz, konstatoi Agjencia për të Drejta Themelore e BE-së.

Racizmi është dukshëm pjesë e jetës së përditshme edhe në Gjermani, vitet të fundit kjo çështje është një nga çështjet më të rëndësishme në vend. Realiteti më i rëndësishëm i Gjermanisë është se është një vend i emigrantëve. Një nga çdo i katërti në Gjermani është me origjinë migrante, -shkruan Gazeta e Re.

Edhe Agjencia Botërore Për të Drejtat e Njeriut shpesh del me deklarata ku thekson se Gjermania ka dëshmuar një racizëm në rritje gjatë viteve të fundit, fenomen i nxitur edhe nga partitë e ekstremit të djathtë, të cilat kanë shfrytëzuar frikën e qytetarëve për krizën e refugjatëve dhe terrorizmin dhe se qeveria nuk po mundet te ndërmarr masat e nevojshëm për ta ndaluar këtë fenomen negative.

Sipas një raporti të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, vitin e kaluar 1931 sulme raciste janë organizuar ndaj banesave të refugjatëve, kjo shifër është 7 herë më e lartë në krahasim me vitin 2017.

“Unteilbar” është një shoqatë ku përfaqësohen me qindra organizata dhe shoqata nga shoqëria civile, partitë politike, kisha, sindikatat. Ato thonë se në shoqërinë gjermane po zhvillohet një lëvizje shumë e rrezikshme në të djathtë, ku racizmi dhe shkelja e të drejtave janë bërë përditshmëri.

Së fundmi para disa dite, në qytetin Këln të Gjermanisë janë shpërndarë letrat me simbolet e kryqit të thyer dhe të bombës bërthamore të lëna në postën e shtetasve musliman në qytetin e cila shkaktoi shqetësim të madh në vend.

Në letrat e lëna në kutitë e postës të shtetasve me origjinë të huaj që jetojnë në rrethinën e rrugës Keup, ku jetojnë në mënyrë të ngjeshur qytetarët turq dhe shqiptar në të cilën para 15 vjetëve nga organizata terroriste ilegaliteti Nacionalsocialist (NSU) u ndërmor sulmi me bombë të mbushur me gozhda, janë shkruar fjalët kërcënuese si: “Edhe ju jeni si hebrenjtë. Myslimanët largohuni nga Gjermania. Së shpejti do të fillojnë sulmet ndaj jush”.

Krahas vrasjeve raciste të kryera nga organizata terroriste ilegaliteti Nacionalsocialist (NSU) mes viteve 2000-2007, kjo organizatë me anë të sulmeve me bomba në rrugën Keup kishte planifikuar vrasje masive në zonën ku jetojnë në mënyrë të ngjeshur qytetarët turq.

Në sulmin që NSU-ja ndërmori me bombë të mbushur me gozhda më 9 qershor 2004 nuk pati humbje në jetë, por nga gozhdët e shpërndara si pasojë e shpërthimit të bombës 5,5 kg u plagosën 22 persona, ku 6 kanë qenë në gjendje të rëndë.

Ndryshe, njerëzit me origjinë turke vazhdojnë të jenë grupi më i madh në Gjermani me një popullsi prej 2,8 milionë banorësh, pasuar nga polakët me 2,1 milionë dhe rusët me 1,4 milionë. /Gazetaere.com

Kategoritë
BotaLajmeTema e Ditës

Të ngjajshmet