Rriten çmimet e naftës me përshkallëzimin e tensioneve tregtare SHBA-Kinë

Në mes të përshkallëzimit të tensionit tregtar midis SHBA-ve dhe Kinës, duke hedhur një hije mbi kërkesën globale sot çmimet e naftës së papërpunuar filluan me rritje, por u tërhoqën nga nivelet e larta të ditës së mëparshme.

Çmimi i markës ndërkombëtare të naftës së papërpunuar, Brent, sot filloi të tregtohet me 70,33 dollarë për fuçi, me një rritje prej 0,8 për qind pas mbylljes së ditës së djeshme kur u tregtua 69,96 dollarë për fuçi, transmeton AA.

Marka amerikane West Texas Intermediate (WTI) sot filloi me 61,23 dollarë për fuçi, me një rritje prej 0,5 për qind pasi dje u mbyll me 60,94 dollarë për fuçi.

Në fund të javës së kaluar, nafta Brent u rrit deri në 72,58 dollarë për fuçi, por shënoi rënie rreth 2,8 për qind, ndërkohë WTI u rrit deri në 63,30 dollarë për fuçi dhe ra 3,3 për qind nga ai nivel.

Kërkesa e naftës globale është nën kërcënim pasi tensioni ndërmjet dy ekonomive më të mëdha të botës ka shënuar rritje.

Përshkallëzimi i tensionit tregtar midis SHBA-ve dhe Kinës tregon se rritja ekonomike globale mund të jetë më e ngadalshme këtë vit dhe kërkesa e përgjithshme e naftës mund të shënoj rënie në të gjithë botën për të ulur çmimet e naftës.

Pas rritjes së tarifave amerikane në 25 nga 10 për qind në 200 miliardë dollarë të importeve kineze, Pekini tha se më 1 qershor do të rrisë tarifat mbi 60 miliardë dollarë mallra amerikane si “hakmarrje”, respektivisht nga 5 në 10 për qind do të rrisë tarifat mes 20 deri në 25 për qind.

Kategoritë
BotaEkonomiLajme

Të ngjajshmet