Rreziku nga “smartphone”-t dhe tabletat, disa këshilla përdorimi

Ka ndotje të mjedisit, ndotje akustike, por edhe ndotje nga elektromanjetizimi, që konsiderohet si e padukshme dhe efektet e të cilës janë ende një objekt studimi

Specialistët thonë se njerëzit janë bërë “skllevër të ekranit” dhe shpeshherë punojnë rrugës për në punë apo në kthim, sikurse edhe pasi kthehen në shtëpi. Studimet tregojnë se qëndrimi i gabuar ulur gjatë përdorimit të këtyre pajisjeve mund të shkaktojë dhimbje të shpinës dhe qafës.

Ajo që është e sigurt, është se celularët, “smartphone”-t dhe tabletet janë burime të fushave elektromanjetike dhe me frekuencë të ulët dhe janë shumë të përhapura dhe të përdorura.

Por specialistët japin disa këshilla për përdorimin e pajisjeve të tilla për të të parandaluar dhe sëmundje deri vdekjeprurëse.

Distanca

Shmangni mbajtjen e celularit në kontakt me trupin, ndaj mos e mbani smartfonin në xhepat e pantallonave apo të këmishave. Mos flini me celularin shumë pranë kokës. Nëse duhet patjetër ta mbani në dhomën e gjumit, më mirë të aktivizoni modalitetin ‘avion’ dhe mbajeni aparatin e celularit më gjatë se 1 metër.

Kufjet

Për të mbajtur distancën e duhur me celularin na ndihmojnë kufjet, telefonatat me ‘valtoparlant’ dhe sms-të, sa më shpesh keni mundësi. Gjithsesi, telefonatat është mirë të jenë të shkurtra, nën 5 minuta dhe duke ndërruar veshin.

Rrezatimi

Jo të gjithë e dinë se kur ka pak hapësirë, rrezatimi shtohet sepse celulari shton fuqinë e tij për t’i ofruar gjithsesi shërbim klientit. Mbajeni sa më larg kokës. E njëjta këshillë vlen për përdorimin e aparatëve në makinë ose në tren, pasi edhe në këto vende rrezatimi shtohet më shumë. Rrezatimet që lëshojnë celularët në brendësi të autoveturave mbahen nga kasa e hekurt e makinës që nuk i le të dalin

Opsioni wi-fi

Kur keni mundësi, fikni lidhjen me “wireless” nga modem dhe përdorni sa më shumë lidhjet me kavo. Në versionin wi-fi, rrini në distancë më shumë se 1 metër nga modemi në fazat e “upload dhe download”. Për të parë videot, më mirë t’i shkarkoni në një lokal dhe ta vini celularin në opsionin ‘avion’. Përsa u përket fëmijëve, nuk duhet të përdorin celularë, “smartphone”, tablet apo pajisje pa kabllo. Këto mjete duhen mbajtur në distancë, duke patur parasysh se trupi i fëmijëve është ende në fazë zhvillimi, thithin më shumë rrezatimin elektromanjetik, në krahasim me një të rritur. Rregulli bazë është: ndotja elektromanjetike nga celulari zhduket duke fikur telefonin.

Lidhja me tumoret?

Deri tani nuk është treguar një lidhje mes tumoreve dhe përdorimit të “smartphone”-ve. Organe si tiroidet janë shumë pranë sipërfaqes dhe rrjedhimisht të ekspozuara ndaj fushës elektromanjetike që gjeneron një celular.

“Duhet pasur kujdes nga një sërë shqetësimesh, – thonë specialistët. -, duke nisur nga e ashtuquajtura ‘pagjumësia e monitorit’, tek shqetësimet nga ankthi siç mund të jetë ‘nomofobia’, që është frika që mund të mos jesh i lidhur në rrjet, e cila prek rreth 53 % të përdoruesve meshkuj dhe 48 % të përdoruesve femra. Më pas është edhe ‘vibrimi fantazëm’, që në vetvete është ndjesia se po bie celulari, apo po dridhet, kur nuk është e vërtetë në fakt”.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet