Rreth 5.000 të burgosur shqiptarë në Europë, kryeson Greqia

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, gjatë një tryeze mbi të drejtat e shtetasve shqiptarë të privuar nga liria jashtë vendit, ka publikuar shifrat e të burgosurve që vuajnë dënimin në vende të ndryshme të Europës.

Majko tha se numri i shqiptarëve të burgosur dhe paraburgosur jashtë vendit është më i lartë se në Shqipëri.

Sipas një liste të renditur, Majko ka deklaruar se vendin e parë me numrin më të lartë të të burgosurve jashtë vendit, e kryeson Greqia.

“Sipas statistikave, në Greqi janë rreth 1655 shtetas shqiptarë të dënuar apo paraburgosur, në Itali rreth 1600 shtetas shqiptarë të burgosur nga të cilët 100 në paraburgim. Në Gjermani janë 768 shtetas shqiptarë të burgosur, në Britani 750 vetë, në Holandë 92 vetë ndërsa në Austri rezultojnë 52 shtetas shqiptarë të burgosur ose në paraburgim. Këto statistika i përkasin llogaritjeve deri në shtator 2017… Ekzistojnë shumë instrumenta juridike ndërkombëtare të cilat mbrojnë të drejtat e njeriut por shumica e të dënuarve jashtë vendit nuk i njohin ato. Ata shpesh janë viktima të avokatëve të padobishëm vendas apo keqtrajtimeve ndaj të cilave nuk kanë as ku të ankohen”, tha ministri i Diasporës.

Numri i të dënuarve shqiptarë jashtë vendit

1. Në Greqi janë 1655 shtetas shqiptar të dënuar apo paraburgosur.

2. Në Itali janë 1600 shtetas shqiptar të burgosur nga të cilët 100 janë të paraburgosur.

3. Në Gjermani janë 768 shtetas shqiptar të burgosur.

4. Në Angli janë 750 (762) shtetas shqiptar të dënuar apo paraburgosur.

5. Në Hollandë janë 92 shtetas shqiptar të dënuar apo paraburgosur, nga të cilët 75 në kontekst të së drejtës penale dhe 17 në kontekstin e ligjit të emigracionit.

6. Në Austri rezultojnë 52 shtetas shqiptar të burgosur deri në Shtator 2017.

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet