Rreth 280 mijë refugjatë në vitin 2016 erdhën në Gjermani

Ministri  i Brendshëm i Gjermanisë  Thomas de Maiziere , sot në një konferencë shtypi së bashku me Kryetarin e Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) Frank-Jyrgen Weise, ri kujtoi ardhjen e 890 mijë azil-kërkuesve në vitin 2015 në shtetin e Gjermanisë.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë  Thomas de Maizere, sot në një konferencë shtypi së bashku me Kryetarin e Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) Frank Jyrgen Weise, ri kujtoi ardhjen e 890 mijë azil-kërkuesve në vitin 2015 në shtetin e Gjermanisë.

Gjithashtu ai deklaroi për ardhjen edhe të “280 mijë azil-kërkuesve në vitin 2016’’.

Maiziere  deklaroi se vitin e kaluar rreth 55 mijë persona vullnetarisht u kthyen nëpër vendet e tyre dhe rreth 25 mijë persona të tjerë u dëbuan. Në vitin 2014 numri i atyre azil-kërkuesve që u kthyen vullnetarisht   nëpër vendet  e tyre  ishte rreth 13 mijë persona, ndërsa në vitin 2015 rreth 35 mijë persona.

Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë  deklaroi se më së shumti azil-kërkuesit janë  të pranishëm nga shteti i Sirisë me 890 mijë azil-kërkues, pastaj rreth 48 mijë nga Afganistani, 45 mijë nga Iraku, 13 mijë nga Irani dhe 12 mijë azil-kërkuesit nga shteti i Eritresë./timeturk/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet