Rreth 24 mijë raste infektimi dhe 401 viktima brenda një dite në Itali

Në Itali u raportuan 23 832 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Përsa i përket viktimave ditore, të dhënat raportuan 401 viktima shtesë (dje ishin 386), raporton ATSh.

Shkalla e pozitivitetit është e qëndrueshme në 6,7% (dje ishte 7%).

Pacientët e pranuar në kujdesin intensiv janë 3 387, me 23 më shumë se dje në ekuilibrin midis hyrjeve dhe daljeve, ndërsa pranimet ditore në kujdesin intensiv janë 243 (dje ishin 244).

Në pavijonet e zakonshëm, janë të shtruar 27 061 pacientë, me një rritje prej 203 njësish në 24 orët e fundit.

Kategoritë
BotaLajme