Rrëfimi i padëgjuar i Halil Gecit: Adem Jasharin e tradhtuan shokët, ja emrat që i akuzon për tradhti ndër ta edhe Ibrahim Kelmendin

Halil Geci i cili njihet për shkrimet e shumta e të guximshme dhe shumë domethënëse karshi rrugëtimit që po kalon Kosova nga politikanet e papërgjegjshëm duke i sjellë Kosovës marrëveshje të dëmshme.

Ai flet se si u bojkotua nga LPK-ja Adem Jashari duke mos i afruar as një lloj ndihme me armatim, as ndihmë rezistence…!

Në intervistën e tij, dhënë për Radioprojektin Kopenhagë, radio e cila dëgjohet gjithandej në perëndim, deri edhe në Amerikë, Halil Geci mbushi energji mërgimtaret që të bashkohen siç u kanë bashkuar në luftë të bashkohen edhe në paqe, që së bashku ti qojnë në shtëpi ata që për 20 vite na gënjyen na vranë e na plaçkiten.

“Qeveria Haradinaj ishte ajo që e ndaloi ndarjen e Kosovës për të cilën ndarje ishte përkushtuar Edi Rama – Kristaqi i Shqipërisë dhe Hashim Broja i Drenicës. Haradinaj e shfaqë haptazi kundërshtimin e ti ku thotë: Kristaçit dhe Thaçit ua hoqa nga tavolina miliardat, shi për këtë Kristaçi e padit edhe në Gjykatë! Kjo çka ka bërë Haradinaj nuk ishte aq e lehtë. Qeveria Haradinaj e bëri ushtrinë, e bëri ligjin për Trepçën., e bëri  ligjin për Prishtinën, ligj ky që ishte bllokuar nga qeveritë paraprake për inat të njeri tjetrit”, thotë Geci.

Geci në këtë intervistë ka treguar edhe për familjen tij.

“Unë quhem Halil Geci, në Kosovë njihemi si 7 vëllezërit, unë jam vëllai i madh Halili pastaj është Fadili, Haxhiu, Ganiu, Nebihu, Nehati dhe më i vogli Esati. Njihemi si nipat e Bajraktarit nga Llausha e Drenicës nga një familje me gjendje të mesme ekonomike, me një bagazh të fort historik e kombëtar jo ndoshta shumë nga ne të rinjtë, por bagazhin kombëtar e kemi trashëgimi nga paraardhësit tonë baba, babagjyshi, katragjyshi dhe stërgjyshërit tanë, për familjen tonë flet libri i shkruar nga Dr. Islam Dobra dhe Dr. Kajtaz Rrecaj “Bajraku i Llaushes nëpër shekuj”. Në kohen e Titos familja jonë ishim të lëçitur nga ish sistemi Jugosllav si armiq të popullit, ose siç thonë Shqipëria ishim kulak që nuk kishim të drejtën e shkollimit, duke na e konfiskuar edhe atë pak pasuri që kishim, burrat e familjes sime ishin vrarë me pushkë në dorë në brigadën e Shaban Polluzhes në luftë kundër çetniko partizanëve komunist të Titos. Në luftën e dytë botërore janë vrarë të gjithë meshkujt e familjes tonë, djemtë më të mëdhenj që shpëtuan nga lufta 1945 kishin mbetur 5 vjeç deri 12 vjeç edhe ata ishin shpëtuar te dajallarët të veshur në rroba vajzash për t’mos rënë në sy se janë djemtë e Miftar e Halil Bajraktarit”, tregon Geci.

Ai tregon se babagjyshi i tyre Halili ishte komandant i çetave Ballistike e vullnetare, në anën e Xhafer Deves, plot 12 vite ishte përgjegjës i kufirit me Malin e Zi dhe Serbinë.

“Kështu që neve kemi një histori me përmbi dy shekuj luftë e sakrificë për liri, varret e të parëve të tonë janë në Serbi atje ku kishin shkuar nga Drenica të luftojnë dhe të i mbrojnë tokat shqiptare të Nishit e Toplicës”.

Geci tregon edhe për luftën e fundit që u zhvillua në Kosovë.

“Në luftën e fundit ishim të angazhuar 7 Vëllezërit aq sa ishim dhe dy djemtë e mi Artoni dhe Arbeni, gjithsej 9 meshkuj me pushkë në dorë. Kurse në politikë ishim në LDK ku jemi edhe sot, dhe në atë kohë e mbështetnim fuqishëm liderin Rugovën, neve i takojmë djathtizmit dhe mundohemi ta mbajmë gjallë frymën djathtiste”, tregon ai.

Sipas tij, kur filloi shpërbërja e Jugosllavisë, Kosova dhe populli i saj pat fatin të udhëhiqet nga bota akademike e asaj kohe me në krye me Ibrahim Rugovën, Dr. Fatmir Sejdiu, Dr. Fehmi Aganin, Akademik Idriz Ajetin, Akademik Mark Krasniqi, Akademik Zejnullah Rrahmanin, Magjistrin dhe Albanologun shkrimtarin publicistin e madh Skënder (Rrustem) Blakaj, Dr. shkencave Rexhep Gjergjin, ish ministrin e Arsimit Rexhep Osmani, mr, Naip Zeken, Dr. Edita Tahirin, publicistin dhe shkrimtarin e madh Jusuf Bugjovin, Anton Kolen, Kolë Berishën.

Ai thotë se ka edhe të tjerë po që nuk po i kujtohen dhe kështu e patëm lehtë të i bashkohen mendjes dhe trurit të kombit.

“Nga ajo kohë deri me sot po bëhen 30 vite që u rreshtuam në këtë parti. Ne si vëllezër në atë kohë ishim të ri dhe jetonim në bashkësi familjare, unë isha vëllai më i madh, isha kryefamiljari që më duhej kujdes që ti ruaj 6 vëllezërit tjerë që i kisha, si dhe afro 50 anëtarë sa ishim. Ishim në kohërat e vështira, dita ditës vike duke u vështirësuar situata politike, çdo here ngushtohej rrethi i veprimit. Kur Serbia suprimoi autonomin e vitit 74 duke mos lënë pikë hapësire të jetohet, i mbyllen shkollat, fakultetet, spitalet, na helmonin fëmijët në shkolla, na vriteshin ushtaret në kazerma ushtarake atje ku shërbenin, e çka më zi. Lëvizja gjithëpopullore LDK-ja së bashku me ish deputetet e autonomisë së Kosovën të sistemit monist, u organizuan së bashku me LDK-në dhe Ibrahim Rugovën dhe e shpallen Kushtetutën e Kaçanikut, ku Kosova juridikisht u bë shtet i barabartë me ish Republikat tjera Jugosllave, nëse do ekzistonte Jugosllavia, Kosova do të ishte si subjekt i barabartë me republikat tjera në Jugosllavi. Nëse shpërbëhet ne do mbesnim si subjekt i barabartë me republikat tjera, që kishim drejt shkëputje me kushtetutën e Kaçanikut njësoj si Republikat tjera, të hapur si nga Serbia ashtu edhe nga Shqipëria”, rrëfehet Geci.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet