Ashtu si dhe metorologët parashikuan e gjithë Shqipëria ditën e sotme është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje shiu.

Ulje e ndjeshme temperaturash dhe reshje shiu kanë nisur gjatë mbrëmjes, ku nuk kanë kursyer as vendet bregdetare si Saranda, Vlora dhe në liqenin e Pogradecit.

Të gjithë pushuesit janë detyruar të mbyllen në dhomat e hotelit dhe të presin që koha të përmirësohet.