Rrahje në futbollin e Kosovës, futbollistët dhe trajneri bëhen për spital

Një skandal që ka përfunduar me rrahje ka ndodhur në Ligën e Tretë të Futbollit në ndeshjen në mes të KF MATI-Elite FC ka ndodhur një rrahje ku kryetari i KF Mati ka rrahur futbollistët e Elite FC.

Këtë e ka bërë të ditur klubi Elite FC me anë të një komunikate në Facebook.

Sipas kësaj komunikate rrahja ka ardhur pasi golit të Elite FC në minutën e 30-të kur ata kishin kaluar në avantazh.

Pas kësaj lojtari me nr 7, sipas komunikatës, kishte urdhëruar disa persona në tribunë ku janë rrahur babë e birë derisa për spital është bërë edhe trajneri i Elite FC.

Elite FC thotë se të lënduarit e tyre kanë qëndruar në spital deri natën vonë, deri në ora 23:00.

Më poshtë komunikata e klubit:

Deri kur futbolli kështu ?!!!!
TURP TURP TRUP
Kërkojmë nga FFK dhe organet e rendit të marrin masa të ashpra në mbrojtjen e talentave të rinjë dhe në mbrojtjen e sportit.
Nëse ne nuk arrijmë ti ruajmë nga rreziqet dhe të ju sigurojmë sport në plotë kuptimin e fjalës talentave tonë ne nuk do të arrijmë kurr ta zhvillojmë sportin dhe rininë e Kosovës.
Vlen të ceket se lojtari më i vjetër i ekipes sonë është 19 vjeçar. Lojtar të ri që nuk kërkojnë asgjë përveç se përkrahje institucionale dhe ti lëmë të luajnë futboll.
Pikërisht në gjiron e parë kampionale në kuadër të Ligës së tretë në kuadër të FFK-së LRFP-së.
Gjithcka ndodhi në ndeshjen kampionale ndërmjet
KF MATI vs ELITE FC.
Në vend se lojtarët tanë të shkojnë në shtëpitë e tyre pas ndeshjes, ata rrihen nga kryetari i KF Matit, anëtarë të kryesisë, nga lojtarët dhe treneri i KF Matit e bëhen për emergjencë duke mbet atje deri ne ora 23:00 të mbrëmjes.
Gjithcka ndodhi mbas minutes se 30 kur dhe ne shënuam gol për 0-1, ndërsa kundërshtarëve iu pengonte gëzimi i familjarëve të lojtarëve tanë.
Pikërisht në foton e parë shihet ku lojtari me Nr. 7 iu jep urdhër disa personave në tribunë që të mirren me familjarët e nje lojtarit tonë.
Fillojnë ti rrahin në afërsi të fushës babë e bir deri sa i hedhin poshtë në fushë.
A ka më trishtim se lojtari ta sheh babain e tij të përgjakur në afërsi të këmbëve te tij.
Lojtari jonë me Nr. 20 e kap për krahu babain e tij për ta ngre nga toka dhe referi e ndëshkoj me karton të verdhë pse doli jashte vijës anësore. Nuk u ndalën me kaq. Kryesia dhe tifozeria vendase filluan ti ndjekin ata të dy në afërsi të vijës anësore me shipka e dana duke iu sjell pa kontroll. Pastaj fillojnë ti hudhen lojtarit tonë me Nr.20 duke e rrahur atë tifozët kryetari në kryesi, disa lojtarë dhe treneri vendas. Portieri jonë si kapiten del nga porta dhe shkon për ta nxjerr nga turma lojtarin tonë, ndërsa atij i sjellë me grusht direkt në fytyrë portieri vendas dhe përgjaket përtokë.
Policia vetëm shikonte dhe nuk arrestonte askënd. Nuk e di a janë policia me majt rend apo me shiku duke të rrahur.
Nuk e di kush e ka pranuar atë fushe pa standardet e duhura e pa rrethojë ku lojtarët nuk janë të mbrojtur aspak.
Faleminderit KF Matit dhe kryesisë për mikpritjen e tille, e për dajakun e dhënë.
Të gjithë e dinë se ju ndryshe nuk dini.
A vetëm pse po fitonim duhet të rrahemi?
A patjetër duhet të fitoje suadra vendase?
A asnjëherë nuk bënë të fitojë më i miri?
A vetëm pse jemi klub i ri me lojtarët të rinj duhet të na frikësojnë?
A kështu po lejoni të shuhen ëndrrat e të rinjve e ti shtyni ta lënë futbollin?
Portieri Ron Emini e ka hundën e krisur ndërsa Venhar Kadriu ka lëndime të mëdha në fytyrë e në trup. Gjithçka shihet në raportet mjekësore të lojtarëve.
Të gjithë lojtarët e tjerë janë të traumatizuar dhe janë skeptikë a të vazhdojnë me futbollin a jo!
Ne nuk do të ndalemi me kaq, kemi ngrit padi dhe do te vazhdojmë procedurat gjyqësore për rastin në fjalë.
I bëjmë apel komisionit të garave, LRFP-së, FFK-së. Policisë së Kosovës të marrin masat e duhura dhe ndëshkimet meritore për njerëzit e tillë të papërgjegjshëm.
Me respekt ELITE FC
Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet