Rouhani: Trump shkeli marrëveshjen, e pret fati i Saddam Husseinit

Presidenti i Iranit, Hasan Rouhani, porositi të shtunën në Teheran se presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkelur marrëveshjen, njëjtë siç bëri edhe ish-lideri irakian, Saddam Hussein, “për çka e pret fati i këtij të fundit”.

Komentet e tij, Rouhani i bëri gjatë një fjalimi me rastin e shënimit të 38-vjetorit të fillimit të luftës Iran-Irak, e cila zgjati në vitet 1980-1988, raporton AA.

Ai shtoi më tej se Irani sot ka përball palën e cila atëherë e nxiste Sadamin për të hyrë në një luftë me vendin e tij.

Presidenti iranian tha mes tjerash se pas 12 viteve me sanksione dhe presion mbi popullin e Iranit, SHBA-të u ulën në tavolinën e negociatave, por gjithçka që bënë, ishte një mashtrim.

Rouhani konsideron se marrëveshja për programin bërthamor është në shërbim dhe në interesin e rajonit dhe mbarë botës.

“Rrëfimi i Sadamit u përsërit edhe këtu, me çka sërish ka filluar lufta e 38 viteve më parë. Atëherë kishim të bëjmë me luftë kundër një shteti që bashkëpunonte me SHBA-të, që sot nuk është rast. Sot, SHBA-të qëndrojnë kundër popullit të Iranit”, tha Rouhani.

Sipas tij, “Trump shkeli marrëveshjen njëjtë sikur edhe Saddami, “për çka administratën e tij do ta gjejë fati i njëjtë që goditi Sadam Husseinin”.

Sipas informacioneve të fundit, të paktën 24 persona u vranë dhe 53 të tjerë u plagosën, në një sulm terrorist që ndodhi sot gjatë një parade ushtarake në qytetin Ahvaz në Iranin jugperëndimor.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet