Ronaldo mesazh lidhur me koronavirusin: “Qëndroni në shtëpi, shpëtoni jetë”

“Jam mirënjohës që nëna ime ndodhet në shtëpi në mënyrë të shëndetshme. Kujdesuni për familjen dhe të dashurit tuaj. Qëndroni në shtëpi, shpëtoni jetë”, tha Ronaldo në mesazhin e tij.

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo që luan për ekipin italian Juventus, bëri thirrjen “qëndro në shtëpi” në kuadër të masave në luftën kundër koronavirusit të ri (Covid-19).

Në një mesazh nga llogaria e tij në rrjetin social, Ronaldo tha se nëna e tij e kapërceu sëmundjen dhe u bëri thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi.

“Jam mirënjohës që nëna ime ndodhet në shtëpi në mënyrë të shëndetshme. Kujdesuni për familjen dhe të dashurit tuaj. Qëndroni në shtëpi, shpëtoni jetë”, ka theksuar Ronaldo në mesazhin e tij duke paraqitur fotografi të nënës me motrat e tij.

Ronaldo, pas ndeshjes ku fituan me rezutatin 2-0 ndaj Interit më 8 mars shkoi në ishullin Madeira në jugperëndim të Portugalisë për të vizituar nënën e tij Maria Dolores e cila kishte kaluar një paralizë dhe ishte në rrezik për jetën. Pas kësaj vizite Ronaldo nuk u kthye në Itali për shkak të koronavirusit.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet