Ronaldo fiton tre herë më shumë se ekipi i Frosinone-s

Një nga lojtarët më të mirë të sotëm fiton 31 milionë euro në vit në Juventus pa kontratat sponsorizuese dhe bonuset.

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo fiton tre herë më shumë se gjithë ekipi i Frosinone-s, me të cilën Juventusi do të përballet të dielën në kuadër të xhiros së pestë të Seria A.

Konkretisht, një nga lojtarët më të mirë të sotëm fiton 31 milionë euro në vit në Juventus pa kontratat sponsorizuese dhe bonuset. Nga ana tjetër, Frosinone shpenzon 11 milionë euro në pagat vjetore të futbollistëve, që është një e treta e të ardhurave të Ronaldos.

Lojtari më i shtrenjtë i Frosinones është kostarikani Joel Campbell, i cili fiton 850.000 euro në sezon. Krahasuar me Ronaldon është rreth 646.000 euro në javë.

Ndeshja mes Frosinones dhe Juventusit do të luhet të dielën në stadiumin “Benito Stripe” me fillim në ora 20:30.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet