Ronaldo dhe Bale japin sinjale për largim, Zidane mendon ndryshe

“Në ditët në vijim, do t’u jap tifozëve përgjigjen për këtë pyetje, sepse ata ishin gjatë gjithë kohës me mua. Ishte e mrekullueshme të jesh në Madrid”, tha Ronaldo.

Në vazhdën e kremtimit të titullit të ri të Ligës së Kampionëve, tifozët e Real Madridit u kapën në befasi nga deklaratat e dy lojtarëve më të mirë të klubit, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale, të cilët njoftuan për një largim të mundshëm nga “Santiago Bernabeu”.

Gjashtë herë radhazi golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve, Ronaldo, pak orë pas triumfit në garën më prestigjioze të klubeve evropiane, foli për kohën e kaluar në Real të Madridit, duke thënë se nuk është i sigurt se do të mbetet në klub.

“Në ditët në vijim, do t’u jap tifozëve përgjigjen për këtë pyetje, sepse ata ishin gjatë gjithë kohës me mua. Ishte e mrekullueshme të jesh në Madrid”, tha Ronaldo.

Ai shtoi se nuk është me rëndësi e ardhmja e secilit nga lojtarët, pasi siç tha, klubi ka shkruar histori.

Futbollisti nga Uellsi, Gareth Bale, ishte lojtari vendimtar i ndeshjes së mbrëmshme kundër Liverpoolit, pasi me një gol spektakolar kaloi Realin në avantazh 2:1, por pavarësisht kësaj, për një kohë të gjatë ka qenë i palumtur nga statusi në klub, duke thënë se do të mendojë për mbetjen në Madrid.

Ndryshe nga deklaratat e lojtarëve të lartpërmendur, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është i bindur se Ronaldo dhe Bale do të mbeten në klub.

“Ronaldo do të qëndrojë në Real Madrid. Mesiguri pas tre apo katër ditësh do të dalë me një deklaratë tjetër”, tha Zidane, duke shtuar se e kupton edhe pakënaqësinë e Bale nga shkaku i qëndrimit të shpeshtë në stol, por tha se është një vendim të cilin e merr trajneri.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet