Ronaldinho i jep lamtumirën futbollit

Ronaldinho do t’i japë zyrtarisht lamtumirën futbollit të luajtur këtë vit. Lajmi bëhet i ditur nga vëllai i fantazistit brazilian, që tha se po merret me organizimin e disa ndeshjeve për lamtumirën e Ronaldinhos, në kontinente të ndryshme si Europë, Azi, apo Amerikë.

Ronaldinho nuk luan më në nivele të larta, që kur u largua nga Fulminense në 2015-ën, ndërsa vëllai i tij konfirmoi se do të kërkojë të luajë edhe një ndeshje me Brazilin, para se ta mbyllë përfundimisht.

Ronaldinho ka luajtur me PSG-në, Barcelonën dhe Milanin në Europë, ndërsa në karrierën e tij numëron titullin si kampion bote në 2002—shin, Topin e Artë në 2005-ën dhe Champions Leaguen në 2006-ën.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet