Ronaldinho del nga burgu në Paraguaj, mbetet në arrest shtëpiak (Video)

Braziliani, fituesi i Kupës së Botës dhe vëllai i tij raportohet se kanë paguar 1.6 milionë dollarë për lirimin me kusht.

Një gjykatës në Paraguaj ka caktuar arrest shtëpiak për ish-yllin e futbollit të Brazilit dhe Barcelonës, ​​Ronaldinho Gaucho dhe vëllait të tij Roberto Assis, të cilët i kaluan 32 ditë në burg nën akuzat për përpjekje për hyrje në vend me pasaporta false.

“Kjo është një masë zëvendësuese për Ronaldinhon dhe vëllain e tij, ndërsa arrestimi i tij vazhdon në një hotel. Unë i siguroj menaxherët e hotelit se ata me shpenzimet e tyre mund të vëzhgojnë arrestin shtëpiak atje”, tha gjykatësi Gustavo Amarilla para gazetarëve përmes videos të martën.

Legjenda e futbollit brazilian, i cili festoi ditëlindjen e 40-të prapa hekurave do të mbetet në kryeqytetin e vendit Asuncion deri në përfundimin e gjykimit.

Gjykatësi mori vendimin pasi vëllezërit raportohet se paguan 1.6 milionë dollarë për lirimin me kusht.

“’Kjo është një garanci e konsiderueshme në para për të garantuar se ata nuk do të arratisen”, tha Amarilla gjatë seancës.

Ronaldinho arriti në Paraguaj më 4 mars për të marrë pjesë në një numër ngjarjesh promovuese ku u përshëndet nga rreth 2.000 fëmijë dhe të rinj në aeroportin ndërkombëtar në Asuncion.

Avokatët e tij thanë se sponsori lokal i kishte dhënë pasaporta paraguajane ish-lojtarit të Barcelonës dhe vëllait të tij të cilët nuk ishin të vetëdijshëm se po bënin ndonjë gjë të gabuar duke i përdorur ato.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet