Roli i Republikës se Turqisë gjatë intervenimit të NATO-s në Kosovë 1999

Ballkani i viteve 90-ta ishte arenë e luftërave në mes ish Republikave të Jugosllavisë, nismëtare e këtyre luftërave ishte Serbia me ideologjinë e saj kriminale dhe në bazamentin e kësaj ideologjie ishte vrasja-shfarosja e popujve të tjerë e në veçanti boshnjakëve dhe shqiptarëve.

Konferenca e Dejtonit e mbyll një formë kapitullin e luftërave në mes të disa shteteve të ish Jugosllavisë  por luftërat e më vonshme në Ballkan dëshmuan se Dejtoni ishte vetëm një përfitim në kohë për Serbinë.

Kriza politika në Shqipëri në vitin 1997 e shtynë  Turqinë të jetë me aktive dhe të jetë më këmbëngulëse në ndihmës të tejkalimit të krizës në Shqipëri duke u deklaruar se Turqia e garanton dhe e mbron pavarësinë territoriale të Shqipërisë dhe Turqia do të jetë krah Shqipërisë në tejkalimin e krizës politike, me këtë Turqia dërgon mesazh të qartë për Greqinë dhe Serbinë të cilat gjatë krizës politike në Shqipëri ishin futur me trupa ushtarake në disa pjesë të territorit të Shqipërisë. Turqia haptas rreshtohet në krahun shqiptar dhe përkrahës i kauzave shqiptare në Ballkan.

Më 6 prill 1999 Presidenti i Turqisë Demirel i drejtohet me një letër Presidentit të SHBA-ve Bill Klintonit

“Besoj se ashtu siç vazhdojmë me vendosmëri ndërhyrjen e filluar së bashku në të njëjtën kohe nevojitet të marrim masa urgjente përballë katastrofës njerëzore e cila është pasojë e veprimeve gjakatare të spastrimit etnik të kryera nga Milloshoviçi. Për këtë arsye nevojitet të veprohet me shpejtësi për të lehtësuar dhimbjet e njerëzve të pafajshëm që kanë rënë pre e krimeve çnjerëzore”

Në letrën e tij Demireli thekson se Turqia është e gatshme të pranoj 20 mije refugjatë nga Kosova dhe se këtë shembull duhet ndjekur edhe vendet tjera aleate të NATO-s.

Demireli e kishte ngritur tërë Turqinë në këmbë për çështjen e Kosovës dhe haptas ka shprehur se nëse sulmet ajrore nuk kanë rezultate duhet të intervenohet me trupa këmbësore se vetëm me këtë formë zgjidhet çështja e Kosovës përfundimisht. Demireli haptas e shpreh origjinën e tij nga Kukësi i Shqipërisë.

Rrezikimi i bombardimeve te NATO-se nga Flota Ruse

Rusia me 1 prill 1999 e njofton Turqinë se anijet e saj luftarake ne Detin e Zi do të kalojnë në Mesdhe dhe Adriatik, rruga e tyre do të ishte përmes ngushticave të Bosforit dhe Dardaneleve. Turqia në bazë të Traktait të Monterealit të vitit 1936 ishte e pafuqi të ndërprente këtë veprim të flotës ruse por e njoftoj Rusinë se ky veprim ka edhe pasojë për shkak të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve të ushtrisë Serbe në Kosovë dhe Serbi. Në të njëjtën kohë atasheu ushtarak i Shqipërisë Hajro Limaj, atasheu ushtarak i Bosne Hercegovinës dhe atasheu ushtarak amerikan përdorën një strategji ushtarake duke njoftuar atasheun e Rusisë në Ankara se kanë informata që një njësit ushtarak nga UÇK-ja janë vendosur në brigjet pranë Dardaneleve dhe do të sulmojnë flotën ruse në raste se kalon në mesdhe, pas këtij njoftimi atasheu ushtarak rus kontakton me ushtrinë Ruse e cila kërkon shpjegime nga Turqia dhe ruset kanë bindje se ky grupe ushtarak nga UÇK-ja janë stërvitur në Turqi. Pas kësaj ngjarjeje flota ruse bën ushtrime ushtarake vetëm në Detin Mesdhe, po të kalonte kjo flotë ushtarake në Adriatik do të vështirësonte shumë mundësinë e bombardimeve të NATO-s.

Korridori Ajror nga Turqia dhe Dorëzimi i Millosheviçit

Bombardimet që vazhdonin forcat ajrore të NATO-s nëpërmjet korridoreve ajrore perëndimore dhe jugore që hynin në Jugosllavi nuk po e gjunjëzonin akoma Milloshoviçin. Për këtë arsye SHBA me Turqinë i vendosën të hapin një korridor të ri ajror, për ta bombarduar Serbinë nga Veriu dhe Lindja e saj. Me vendimin 99/12688 date 27 prill 1999, Këshilli i Ministrave te Republikës së Turqisë me Kryeministrin Bülent Ecevit, vendosi që bazat ushtarak ajrore ushtarake të Anadollit Perëndimor në Balkesir dhe në Banderma, nëse ishte e nevojshme edhe Çorllusë në Trakën Turke të kalonin në dispozicion të Detashmenteve Ajrore Amerikane dhe Turke, në interes të bombardimeve ajrore kundër Serbisë. Ishte koha kur qeveria greke nuk miratoi kërkesën e NATO-s për hapjen e korridorit  të saj ajror për kalimin e avionëve ushtarak të NATO-s për në Jugosllavi. Ndërsa Bullgaria mbas shumë hezitimesh e miratoi korridorin ajror që do të fillonte nga Turqia Perëndimore që do të kalonte në Bullgari e Rumani dhe do të përfundonte në hapësirat ajrore të Serbisë dhe Kosovës. Ne bazat ushtarake të Turqisë Perëndimore dislokoheshin 72 avion ushtarak të NATO-s nga të cilët 54 avionë F-15 dhe F-16 S, do të ishin të ushtrisë Amerikane si dhe 18 të tjerë të tipit F-16 do të ishin të Forcave Ushtarake Ajrore Turke. Baza Ushtarake Ajrore e Çorllusë u vendos të përdorej për avionët cisternë të tipit KC-135 R dhe avionët e transportit Kargo. Fillimisht do të dislokoheshin 2000 trupa amerikane 54 avion ushtarak Amerikan në fund të mujait maj 1999, do të ishin të gjithë të dislokuar në këto baza turke dhe do të fillonin operacionin në fjalë. Për këtë skenar Ushtarak më 25 maj 1999, Komandanti i Forcave të Armatosura dhe Shefi i Shtatmadhërisë Turke Gjeneral Armate  Hüseyin Keverkoğlu, inspektoi bazën ajrore të Ballekeserit dhe vëzhgoi një stërvitje ajrore me avionët e tipit F-16 dhe F-4.  Në përfundim të stërvitjes ai deklaroi “zhvillimi i operacionit tokësor, së bashku me atë ajror kundër Jugosllavisë, do të ishte më i dobishëm nga pikëpamja e arritjes më të lehtë të rezultatit” Turqia vazhdonte të ishte  vetëm vend anëtar i NATO –s që argumentonte dhe mbështetëse të idenë e organizimit dhe të realizimit edhe të operacioneve tokësore kundër Jugosllavisë.

Siç u theksua edhe më lartë në letrën e Presidenitit Demirel drejtuar Presidentit Klinton, Turqia mbështeti fuqishëm përballimin e vështirësive tepër serioze nga valët e refugjatëve të Kosovës, që qëndruan në Shqipëri, Maqedoni dhe Turqi. Nga Ankaraja u dërgonin dhjetëra makina turke që ishin mbështetje logjistike në Tiranë dhe Elbasan, ndërsa nga Ankaraja në Tiranë fluturonin avionët kargo. Në Elbasan ngritën kampin e refugjatëve për 10 mijë vetë dhe u përballuan për të gjitha nevojave, ndërsa në pjesën perëndimore në Turqi u ngritën kampet e strehimit për 20 mijë Kosovarët, që u transportuan me avion nga Maqedonia. Gjithashtu në Maqedoni Turqia ngriti një qytezë me çadra për 10 mijë kosovarë të tjerë.

Përgatiti: Valdrin Ferizi M.sc.Cand

*Pjesë nga libri i ish Atasheut Ushtarak të Republikës së  Shqipërisë në Ankara Kolonel: Hajro Limaj.


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONE

Të ngjajshmet