Roja Bregdetare turke shpëton 64 azilkërkues të prapësuar nga grekët

Afër brigjeve të nënprefekturave Ajvallëk (Ayvalık) të Ballëkesirit (Balıkesir) dhe Dikili të Izmirit janë shpëtuar 64 azilkërkues të kthyer prapa në ujërat territoriale turke nga ekipet e Rojës Bregdetare greke.

Emigrantët me shtetësi të huaj u nisën me gomone nga brigjet e ishullit Çıplak (prefektura Ajvallëk) drejt Egjeut në përpjekje për të kaluar në ishullin Midilli (Lesbos) të Greqisë.

Pas përcaktimit të vendndodhjes së 40 personave, të cilët ishin prapësuar nga ujërat territoriale turke nga njësi të Rojës Bregdetare greke, u shpëtuan dhe u morën në anijen e Rojës Bregdetare turke. Azilkërkuesit, në mesin e të cilëve kishte edhe gra e fëmijë, u nxorën në tokë.

Kurse afër brigjeve të qytezës Dikili ekipet e Rojës Bregdetare shkuan në zonë pas denoncimit për bllokimin e azilkërkuesve në 2 barka shpëtimi.

U shpëtuan të 24 azilkërkuesit e shtyrë në ujërat territoriale turke nga njësitë e Rojës Bregdetare greke.

Pas përfundimit të procedurave të rastit azilkërkuesit u dërguan në Drejtorinë Rajonale të Menaxhimit të Emigracionit.

Kategoritë
BotaLajme