Rockets fitojnë derbin e Teksasit ndaj Mavericks

Houston Rockets 120- 104 Dallas Mavericks

Skuadra nga Houstoni ka arritur një fitore të thellë ndaj rivalëve nga Teksas.

Me James Harden që vazhdon ta thellojë rekordin prej 30 e më shumë pikëve për të 30-ën ndeshje radhazi, Houston Rockets e kanë më të lehtë të fitojnë.

Këtë herë skuadra e Rockets mposhti Dallas Mavericks me rezultat 120-104, me Harden që e mbylli ndeshjen me 31 pikë të realizuara, kurse për Mavs nuk mjaftoi paraqitja e mirë e Luka Donçiq, i cili realizoi 21 pikë, 10 kërcime dhe 8 asistime.

Denver Nuggets kanë ndëprerë serinë negative prej tre humbjesh radhazi, duke mundur 103-87 Miami Heat.

Më të dalluarit për Nuggets në këtë takim ishin Malik Beasley dhe Nikola Jokiq me nga 23 pikë secili.

Për Oklahoma City Thunder vendos përsëri Paul Geroge, që shkëlqeu në Chesapeake Energy Arena në fitoren 120-111 ndaj Portland Trail Blazers me triple-double prej 47 pikëve, 10 asistimeve dhe 12 kërcimeve.

Triple-double pati edhe Russell Westbrook, që regjistroi 21 pikë, 11 asistime dhe 14 kërcime, duke vendosur rekordin e 10 ndeshjeve radhazi në NBA me triple double, si askush më parë. Ai theu rekordin e 9 ndeshjeve të Wilt Chamberlain.

Milwaukee Bukcs, pas humbjes me Orlando Magic, treguan forcën në parketin e Chigaco Bulls, duke fituar me rezultatin 112-99.

Giannis Antetokounmpo ishte i pandashëm, duke e mbyllur përballjen si më i miri me 29 pikë e plot 17 kërcime.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet