Robotët do të kryejnë 52 përqind të detyrave në vende të punës deri më 2025

Në një studim të ri është thënë se robotët do të kryjnë më shumë se “gjysmën e detyrave aktuale në vendet e punës” deri më 2025.

Në një raport të Forumit Ekonomik Botëror, të prezantuar më 17 shtator, vlerësohet se, 52 përqind e të gjitha detyrave, pothuajse dyfishifi i normës aktuale do të përfundohen nga makinat.

“Deri më 2025 më shumë se gjysma e detyrave të punës do të kryhen nga pajisjet, në krahasim me normën aktuale prej 29 përqind”, ka thënë Organizata joqeveritare me bazë në Zvicër.

Në raportin e titulluar, E Ardhmja e vendeve të Punës 2018, Organizata ka thënë se konsideron që robotët do të zëvendësojnë njerëzit në sektorin e menaxhimit të klientëve, kontabilitetit, postës dhe ata industrialë.

Në po të njëjtën kohë, në raport është thënë se do të ketë rritje të kërkesës për vendet e punës që kërkojnë “aftësi njerëzore”, siç janë shitjet, marketingu, shërbimet ndaj konsumatorit, së bashku me ato që lidhen me shitjet online dhe rrjetet sociale.

Sipas raportit, sfida kyçe do të jetë në fazën e trajnimit të punëtorëve, sidomos në fushën e “kreativitetit, mendimit kritik dhe vendosshmërisë”.

Në këto të gjetura Qeveritë këshillohen, që të përgatisin punëtorët e rrezikuar nga ato që janë konsideruar si “ndryshime të mëdha” në kualitetin dhe vazhdimësinë e vendeve të punës.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet