Robelli: Marrëveshjet pa nënshkrim me Serbinë s’funksionojnë, Vuçiqi do të ishte aktor fantastik po të mos bëhej politikan

Gazetari dhe publicisti Enver Robelli, në “Përballje Podcast”, tha se dialogu Kosovë–Serbi është në pikën më të paqartë të viteve të fundit, ndërsa marrëveshja e Ohrit ka mbetur një dokument i pazbatueshëm për shkak të mungesës së nënshkrimit nga pala serbe. Ky podcast përkrahet nga kompania EXFIS.

Robelli u shpreh skeptik për vlerën juridike dhe politike të një marrëveshjeje të pambështetur me nënshkrim.

“Jam shumë skeptik që një marrëveshje pa nënshkrim mund të funksionojë. Edhe më herët kemi parë që Serbia i ka mohuar zotimet e veta. Përvojat janë të qarta”, ka deklaruar në podcast në Telegrafi.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi