Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përshëndeti ceremoninë e nisjes së punimeve në qytetin e Laçit, një nga zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një video-mesazh, Erdogan vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve ndërsa u shprehu edhe një herë ngushëllimet familjarëve të personave që humbën jetën nën rrënoja.

“Këto pasoja të fatkeqësisë do ti kalojmë bashkë. Këto shtëpi të jetoni në paqe me familjet dhe të dashurit tuaj. Ju uroj shëndet”

Zona 1 e lagjes së re në Laç financohet nga qeveria turke, zona 2 nga qeveria shqiptare.