“Rikthimi i trashëgimisë kulturore ndikon edhe në ekonomi”

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar memorandum të bashkëpunimit për restaurimin e objektit të shkollës “Ruzhdije” në Prizren, me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka deklaruar se investimi në rikthimin e trashëgimisë kulturore ndikon jo vetëm në zhvillimin e turizmit, por edhe të ekonomisë në këtë komunë.

Sipas tij, me këtë memorandum bashkëpunimi janë ndarë edhe obligimet që i ka secili institucion i përfshirë në këtë projekt.

Haskuka: Rikthimi i trashëgimive kulturore ndikon edhe në ekonomi

“Në këtë aspekt kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Agjencionin TIKA dhe me ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ku i kemi ndarë obligimet tona, dhe çdo palë do i ketë obligimet e veta, por në përgjithësi shumica e punimeve do kryhen nga agjencioni TIKA. Rikthimi i trashëgimisë kulturore ka shumë rëndësi edhe për zhvillim të turizmit  por edhe në zhvillimin ekonomik, prandaj besoj që është një projekt i qëlluar dhe besoj që do kemi një bashkëpunim shumë të mirë”,ka thënë i pari i Prizrenit.

Burak Ceran, koordinator i përgjithshëm në TIKA shkollën “Ruzhdije”, e ka vlerësuar si një objekt shumë të rëndësishëm të trashëgimisë së Prizrenit dhe ka thënë se është i lumtur që po përkrahin një projekt të tillë.

Ceran: Hartimi i projekteve ka përfunduar, tani presim përzgjedhjen nga Qendra e Trashëgimisë Kulturore

“Projektet kanë përfunduar sa i përket hartimit të projekteve për xhaminë e Gazi Mehmet Pashës, për shkollën “Ruzhdije” në Prizren, dhe mejtepe “Ruzhdije” në Gjakovë dhe këto janë dorëzuar në qendrat e trashëgimisë kulturore. Projektet e përgatitura për zbatimin e këtyre projekteve janë hartuar në mes të ekspertëve të Turqisë dhe Kosovës, dhe pas shqyrtimit që do të bëhet nga Qendra e Trashëgimore Kulturore dhe Instituti i Kosovës për mbrojtjen e monumenteve do kalohet në fazën e zbatimit të këtyre projekteve”, ka deklaruar ai.

Ai nuk ka dashur të flasë për buxhetin e projektit, me arsyetimin se ky është një donacion dhe se kur është fjala për Kosovën, shuma e parave nuk vjen në shprehje.

Ndërsa, Veton Firzi, sekretar permanent në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka thënë se do të emërojnë një organ mbikëqyrës për këtë projekt dhe do ta japin përkrahjen e kërkuar.

Firzi: Ofrojmë mbështetjen si ministri për përfundimin e këtij projekti

“Ne si ministri e Kulturës natyrisht që do ta bëjmë nëpërmjet emërimi të një organi mbikëqyrës dhe të gjitha tjerat procedura që kanë nevojë dhe kërkojnë mbështetjen e Ministrisë së Kulturës ne do të jemi koshientë dhe do jemi edhe komunës së Prizrenit edhe TIKA-së për përfundimin e këtij projekti të mejtepes “Ruzhdije” në Prizren”, u shpreh Firzi.

Ai ka treguar se do të jenë çdoherë afër komunës së Prizrenit në projekte të tilla, dhe ka thënë se shpreson që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje. /kosovapress

Kategoritë
KulturëLajmeVendi

Të ngjajshmet

  • Ahmeti reagon për “veteranët e rrejshëm”

    Kryetari i komunës së Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj publikimeve ku thuhet se 19,000 veteranë të rrejshëm përfshihen në draft aktakuzën e prokurorit Elez Blakaj...
  • Dy milionë muslimanë pritet të nisin Haxhin

    Dy milionë muslimanë pritet të mbërrijnë javën e ardhshme në Arabinë Saudite për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit. Këtë vit do të marrin pjesë edhe pelegrinët nga Irani, autoritetet...
  • Pesë shpjegime mbi krizën ShBA-Turqi

    Pak muaj më parë, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë i ngjanin qetësisë që i paraprin një stuhie. Shkak ishte mbajtja në burg e një pastori amerikan, që akuzohet se...
  • Divorci dhe liria e grave

    Divorci mund të mos jetë ajo që e dëshirojnë, por çifteve ndonjëherë nuk u mbetet zgjidhje më e mirë. Rekomandohet si opsion, veçanërisht, për t’i shmangur pasojat e mëdha...