Rikthehet Vedat Muriqi

Një lajm shumë i mirë ka ardhur nga futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Sulmuesi gjigant i është bashkuar në seancën stërvitore skuadrës turke Fenerbahce pas qëndrimit të tij jashtë fushës qysh nga fillimi i këtij muaji për shkak të një lëndimi të pësuar.

“Pyes veten se kush është kthyer?”, shkruan klubi në postimin ku nuk shihet plotësisht fytyra e sulmuesit 25-vjeçar.

Lojtari nga Prizreni nuk arriti të jetë pjesë e Kosovës në ndeshjet kundër Çekisë dhe Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” gjatë këtij muaji.

Sidoqoftë, Muriqi ka arritur të lë pas problemet me lëndime dhe shpresojmë të gjejë formën e mëparshme në ndeshjet e ardhshme të Superligës së Turqisë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet