Rigjen motoçikletën që i kishin vjedhur 31 vjet më parë

Ndoshta nuk shpresonte më, pronari i një motoçiklete “Ciao”, e cila ishte vjedhur më 25 shtator 1987 në Pavia.

Por, 31 vjet më vonë, thirrja telefonike e karabinierëve erdhi: “E gjetëm motorin”. Ai ishte ende në gjendje të mirë, i parkuar në pronën e një personi 37-vjeçar, me precedentë penalë, i cili jetonte në Tizzano Val Parma. Dhe nga Parma është gjithashtu pronari, një 48 vjeçar, i cili u ribashkua me një pjesë të adoleshencës së tij.

Pronari ishte 17 vjeç kur parkoi “Ciao”-n, modelin e famshëm Piaggio, në Pavia. Ishte 25 shtator 1987. Kur u kthye për ta marrë, ai kurrë nuk e gjeti përsëri. Dhe ndoshta mendonte se shpresat për të parë motorin e vogël blu kishin përfunduar. Derisa karabinierët, gjatë një kontrolli në Tizzano Val Parma, në shtëpinë e një personi me precedentë penalë, kanë parë mjetin.

Pa një targë dhe pa dokumente shoqëruese, ka qenë vështirë të gjurmohet pronari, por vetëm në sajë të numrit të shasisë gjithçka është zbuluar.

48-vjeçari ka thënë për shtypin italian se është shumë i lumtur dhe dëshiron të shkojë e marrë sa më shpejt që të jetë e mundur. Megjithatë, shkelësi është denoncuar për vjedhjen e mallrave të vjedhura.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet