Ridefinimi i kufijve, Daçiq tregon nëse kanë kërkuar mbështetjen e SHBA-së

Është e parakohshme të flitet nëse Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin idenë e Beogradit për të ridefinuar kufijtë me shqiptarët, pasi është larg arritjes së disa marrëveshjeve për një zgjidhje për Kosovën, tha sot ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq.

“Presidenti Vuçiq dhe unë kemi biseduar, dhe vazhdimisht bisedojmë  me zyrtarët rusë. Ne nuk po bëjmë asgjë prapa shpinës së partnerit tonë strategjik kryesor, vendit që na jep mbështetjen më të madhe. Nga ana tjetër, kjo është tema për të cilën diskutohet me vendet më të rëndësishme pavarësisht se BE udhëheq dialogun. Nuk ka zgjidhje afatgjate të qëndrueshme pa pjesëmarrjen e vendeve të tjera “, tha Daçiq në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve nëse Beogradi i kishte dhënë Rusisë dhe SHBA-së idenë për ridefinim të kufijve dhe nëse ka kërkuar mbështetje për të.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni

Të ngjajshmet