“Rezultati i testit ishte negativ por IKSHP-ja më futi në listën pozitive” reagon qytetarja nga Peja (Dokument)

Një qytetare nga Peja ka reaguar përmes rrjetit social Facebook ku ka postuar dokumentin e testimit që kishte rezultuar negativ po në të njëjtën ditë ka pranuar telefonatë nga IKSHP ku i kishin kërkuar të vetëizolohej dhe ishte futur në listën me emrat që kishin rezultuar pozitiv, shkruan Gazeta e Re

Ajo më pas kishte bërë edhe një test në Shkup ku përsëri kishte rezultuar negaitv dhe në të njëjtën ditë kishte pranuar një telefonatë nga inspektoriati që kishin për të dorëzuar vendimin për vetëizolim, qytetarja ka paraqitur rastin në polici dhe pas paraqitjes nuk ka pranuar vendimin nga Inspektoriati të cilët nuk kishin shkuar në shtëpinë e saj.

”Perkunder faktit se Policia ka qene ne dieni se posedojm testin e dyte nga Shteti Maqedon nuk na kane mundesuar te jepimdeklarate duke na qortuar pse keni dale nga shtepia duke na kerkuar te kthehemi ne shtepi ngase do te vijne me inspektoret per te na dorezuar vendimin per veteizolim.Perkunder kesaje, gjere tani Policia me Inspektoret nuk na kane sjelle vendimin per vetizolim” shtoi ajo./Gazetaere

Postimi i plotë


Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet