Rezultatet e modelit suedez mposhtën kritikët

Kompanitë suedeze lëshuan informacione mbi fitimin për tremujorin e dytë, i cili tejkaloi pritjet e tregut. Megjithëse kritikët parashikuan rrëzimin ekonomik të vendit, biznesi suedez shmangi falimentimin, shkruan “Financial Times”.

“Pothuajse çdo kompani kishte të ardhura më të larta nga sa prisnim,” tha Esborn Lndeval, një analist në bankën suedeze SEB. Nga gjigandi i telekomunikacionit “Ericsson” deri tek prodhuesi i mallrave të bardha “Electrolux”, ata po tregojnë rezultate të mira. Suedia nuk donte karantinë dhe ky është epilogu i këtij vendimi.
Një nga bankat më të mëdha në vend, “Swedbank”, njoftoi një fitim për tremujorin e dytë prej gjashtë miliardë  (683 milion dollarë), që është pak më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kompanitë e mëdha, të cilat erdhën në “Swedbank” për kredi në fillim të krizës, tani po i mbyllin ato.

Kompanitë suedeze janë të ndara në ato që janë të orientuara drejt tregut të brendshëm dhe eksporteve. E para fitoi më shumë për shkak të mungesës së karantinës, kjo e fundit humbi më shumë për shkak të uljes së kërkesës. Martin Lundstedt, CEO i Volvo, tha se rënia e shitjeve prej 38 përqind ishte “e pashembullt”.

Ekonomistët parashikojnë që prodhimi i brendshëm bruto i Suedisë do të ulet me pesë përqind, nëse e krahasojmë me Norvegjinë dhe Danimarkën, por përqindja do të jetë më e ulët nëse e krahasojmë me Italinë, Britaninë e Madhe ose Francën.

Qeveria suedeze ka vendosur që nga fillimi të mos vendosë karantinë për shkak të pandemisë së virusit korona. Shteti nuk ndaloi punën e institucioneve shtetërore dhe udhëtimin jashtë kufijve të vendit. Ky vendim ka çuar në një numër të madh të pacientëve në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Qeveria e shpjegoi këtë vendim me dëshirën për të shpëtuar ekonominë e vendit./Gazetaere

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet