Republika Srpska bleu tre helikopterë rusë, Dodik thotë se kishte presion nga perëndimi

Republika Srpska ka blerë tre helikopterë Rusë Ansat për nevojat e policisë së saj, dhe e para do të dorëzohet në shtator, tha anëtari i Kryesisë së RS Milorad Dodik për RIA Novosti.

“Megjithë presionin e partnerëve perëndimorë për të parandaluar këtë prokurim, ne ende e bëmë atë,” tha Dodik.

Në janar, Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës Srpska njoftoi zgjedhjen e furnizuesve të helikopterëve për rreth 22 milion euro, dhe kompania “Helikopterët rusë” u rendit si ofertuesi i vetëm. Këto janë tre helikopterë të lehta “Ansat”, shkruan RIA Novosti.

Dorëzimi i helikopterëve të lehta nga qyteti rus Kazan pritet në shtator të këtij viti, dhe në maj 2021 dhe janar 2022, shkruan agjensia ruse.

Shërbimi i Helikopterëve i Republikës Srpska aktualisht ka tre helikopterë “CA-341/342” / Aerospatiale Gazelle / dhe një helikopter “Bell 206 JetRanger”.

Ky shërbim siguron evakuim mjekësor dhe transport në RS, ndihmon me operacionet e Ministrisë së Brendshme dhe trainon pilotët. /Gazeta e Re/

Kategoritë
LajmeRajoni