Reperja Loredana Zefi faqja e zezë e Kosovës

Loredana Zefi, reperja e famshme kosovare, ka pranuar se ka marrë para nga personat që po e akuzojnë se ka zhavtur 900 mijë frëngë.

Ajo këtë e deklaroi vetë përmes një konference në media, por shtoi se këtë nuk e ka bërë me dhunë.

“E para. Këto para nuk janë marrë as me kërcënime e as me mashtrime, por me vullnet. Në 2018-tën kur e kam marrë vesh për këtë rast, kam qenë e gatshme të ndihmoj”, ka thënë Loredana.

“E dyta ky sen ka fillu 2016, unë nuk kam qenë e involume dhe nuk kam ditë kurgjo për këtë rast, 2018 këto pjesë të anëtarevë të familjes Zefi më kanë tregu që 2018 është mundësia me e mbyllë këtë post, nuk e di cka kanë bo këta persona në mes të vetit, po në 2018 ku unë kam marrë vesh për këtë rast, jam kanë në gjendje me indihmu familja është mbi të gjitha, nuk më intereson mediat nuk më interson muzika kur është puna për familjent me dmth që unë edhe pse nëpër media kam dalë po kjo është familja jem dhe unë jam e kënaqt dhe gjithmonë kam me qenë lojale mas familjes në kohë të mira dhe të vështira, unë jam rrit me një familje shumë të madhe i kam 7 vëllazën dhe dy motra, po baba jem na ka mësu që kurgjo nuk është ma e shtrejtë se familja, ju mundeni me qenë me mu dhe mundeni me qenë jo me mu”, shton tutje.

“Besoni dhe mësoni që nuk janë këto sene të vërteta po rasti ka mu sqaru dhe ma merr menja që do pak si shumë fjalë kanë me ndryshu, Është e vërtetë që kum dhanë deklarata në polcii, po unë e mbyllur nuk jam kanë asnjëherë, unë kam qenë në deklaratë, burri jem më ka prit jashtë, këta e kam shumë lojal, më ka leju me shumë në shtëpinë time ku ka qenë vajza ime.

Kujtjmë se, Loredana u akuzua se nga një çift zviceran së bashku me vëllaun esaj kishin mashtruar dhe vjedhur plot 900 mijë franga.

Ndryshe, Shqiptarët po marrin masa që të mbledhin para për “viktimat e Loredanës”. Shumë lexues duan të dhurojnë para për të dëmtuarit nga reperja me origjinë shqiptare, Loredana Zefi.

Kështu thotë  Fatjone Krasniqi, “Së bashku me disa blogerë të tjerë shqiptarë, ne vendosëm të fillonim një fushatë donacioni për Petrën“, raporton “20 minuten“.

Krasniqi thotë, “Ata duan të tregojnë se shumë shqiptarë distancohen nga veprimet e paligjshme. Që nga ky lajm, ndaj shqiptarëve kanë treguar shumë racizëm në komente. Veç kësaj, naiviteti dhe besimi i mirë nuk e justifikojnë privimin e dikujt. Kësaj iniciative i janë bashkuar edhe shumë të tjerë. Çifti Lucerne B. V * dhe NB * gjithashtu dëshirojnë të mbledhin para për çiftin e dëmtuar “Ne duam të ndihmojmë çiftin që të dijë se nuk përfundon në rrugë“, thotë NB Ziel.

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet