Rënia e parë vjetore e shitjes me pakicë në Britani që nga viti 2013

Shitja me pakicë në Britani të Madhe ka shënuar rënie në tetor për 0,3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që paraqet rënien e parë vjetore që nga marsi i vitit 2013, njoftoi Zyra kombëtare për statistika (ONS).

Sipas kësaj zyre, në shpenzime ndikoi inflacioni i lartë, por është edhe indikatori negativ i bazës së krahasimeve të larta, pasi që në tetor të vitit të kaluar ka pasur rritje të madhe të qarkullimit dhe tregtisë me pakicë./kp/

Kategoritë
BotaEkonomiLajme

Të ngjajshmet