Rëndësia dhe domethënia e Bajramit të Madh

Bajrami i Madh ose Fitër Bajrami është një festë që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Data e kësaj feste ndryshon çdo vit varësisht nga fazat e hënës dhe përllogaritjet astronomike.

Profeti Muhamed thuhet se kishte marrë zbulimin e parë të Kuranit gjatë këtij muaji. I njohur gjithashtu edhe si Bajrami i Madh, kjo festë shënon fundin e agjërimit me daljen e hënës së re natën e fundit të Ramazanit.

Njerëzit e fillojnë ditën herët në mëngjes me faljen e namazit të Bajramit. Pas faljes së namazit të Bajramit, besimtarët kanë një mëngjes të shtruar mirë nëpër shtëpitë e tyre, ku më pas vizitojnë fqinjët dhe më të afërmit e tyre për t’i uruar për këtë festë.

Bajrami shihet si një festë e cila i bashkon njerëzit. Myslimanët e shohin këtë festë si një rast për të pasur paqe dhe lumturi. Në këtë ditë, disa njerëz madje vizitojnë edhe varrezat për t’i respektuar ata që kanë vdekur dhe shpirtrat e tyre – ky zakon njihet si ‘Ziyarat-al-qubur’.

Myslimanët shpesh blejnë rroba të reja për këtë festë dhe marrin pjesë në festime dhe festivale. Edhe dhurata shkëmbehen mes miqve dhe familjarëve.

Tradicionalisht, Bajrami i Madh është një festë publike në shumë vende me shumicë myslimane.

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet