Rekord në eksportin e sektorit automobilistik të Turqisë në muajin shtator

Sipas informacioneve të Kuvendit të Eksportuesve të Turqisë (TIM), eksporti i sektorit të automobilistikes, arriti në 2 miliardë e 605 milionë e 33 mijë dollarë në muajin shtator.

Eksporti në sektorin automobilistik të Turqisë në muajin shtator arriti nivelin më të lartë të këtij viti.

Sipas informacioneve të Kuvendit të Eksportuesve të Turqisë (TIM), eksporti i sektorit të automobilistikes, që është lokomotiva e eksportit, në muajin shtator, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke u rritur me 68,7% nga 1 miliardë e 544 milionë e 45 mijë arriti në 2 miliardë e 605 milionë e 33 mijë dollarë.

Në bazë vendesh, eksporti i industrisë së sektorit automobilistik në muajin shtator është dominuar nga vendet e Bashkimit Evropian.

Më shumë eksport është bërë ndaj Gjermanisë, saktësisht 334 milionë e 276 mijë dollarë.

Gjermania ndiqet nga Franca me 304 milionë e 870 mijë dollarë, Mbretëria e Bashkuar me 282 milionë e 152 mijë dollarë, Italia me 216 milion e 923 mijë dollarë, Spanja me 130 milionë e 353 mijë dollarë, Polonia me 120 milionë e 909 mijë dollarë, Sllovenia me 117 milionë e 937 mijë dollarë, dhe Belgjika me 116 milionë e 297 mijë dollarë. Belgjika pasohet me 94 milionë dollarë nga SHBA dhe me 93 milionë e 889 mijë dollarë nga Rumania.

Kategoritë
Ekonomi

Të ngjajshmet