Rekord i ri rastesh me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 641 të diagnostikuar në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 12 persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi, duke e çuar në 862 numrin e përgjithshëm të viktimave nga pandemia

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 641 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), që është shifra më e lartë ditore deri më tani, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve nga ky virus në vend ka shkuar në 24.836, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 12 persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi, duke e çuar në 862 numrin e përgjithshëm të viktimave nga pandemia.

Po ashtu, ministria njoftoi se numri i pacientëve të shëruar është rritur në 17.905, pasi 233 pacientë të tjerë paraprakisht të prekur nga COVID-19 rezultuan negativ në testin për virusin.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së kaluar kryen 2.688 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë kanë kryer 226.612 teste.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 6.069.

Kategoritë
LajmeRajoni