Regjimi i Assadit përgatitet që të fajësojë Turqinë duke bombarduar vendbanimet civile

Sipas informacionit të transmetuar nga ana e opozitarëve, forcat e regjimit po bëjnë përgatitje që të sulmojnë lagjen Hamadaniye të Halepit, me të cilën synojnë të fillojnë propagandë kundër Turqisë.

Njësitë e regjimit të Bashar al-Assadit në Siri përgatitet që të fajësojnë Turqinë “se po shënjestron civilët” duke sulmuar disa vendbanime në qendër të qytetit Halep, raporton Anadolu Agency (AA).

Grupet opozitare të moderuara në Idlib, depërtuan në radio marrëse-dhënëset e elementeve të regjimit të Assadit.

Sipas informacionit të transmetuar nga ana e opozitarëve, forcat e regjimit po bëjnë përgatitje që të sulmojnë lagjen Hamadaniye të Halepit, me të cilën synojnë të fillojnë propagandë që mban përgjegjës Turqinë për vrasjen e civilëve në këtë vend.

Forcat e regjimit të Assadit që nga dhjetori i vitit 2016 janë duke e kontrolluar plotësisht qendrën e qytetit të Halepit.

Grupet opozitare të moderuara, gjatë ditës kishin filluar operacion për të rimarrë vendbanimet në jug të Idlibit, të kontrolluara nga forcat e regjimit.

Opozitarët në kuadër të operacionit kishin hyrë në fshatin Nayrab që ndodhet në veriperëndim të rajonit Saraqib.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet