Regjimi i Asadit përpiqet të “fshijë nga harta” rajonin Han Shejhun (Video)

Avionët e regjimit të Bashar al-Asadit dhe mbështetësit e tij Rusisë, që prej dy ditësh po kryejnë sulme intensive ndaj rajonit Han Shejhun (Khan Shaykhun) që ndodhet brenda kufijve të “Zonës për uljen e tensioneve në Idlib” të Sirisë.

Të përbërë nga avionët dhe forcat tokësore të regjimit të Asadit si dhe nga grupet e huaja terroriste me mbështetje nga Irani, forcat e regjimit në dy ditët e fundit kanë vendosur në objektiv qindra herë me sulme ajrore rajonin Han Shejhun brenda zonës për uljen e tensioneve në Idlib, raporton AA.

Regjimi i Asadit përpiqet të "fshijë nga harta" rajonin Han Shejhun http://v.aa.com.tr/1536948

Regjimi i Asadit përpiqet të "fshijë nga harta" rajonin Han Shejhun http://v.aa.com.tr/1536948

Publiée par Anadolu Agency Shqip sur Samedi 20 juillet 2019

Poashtu forcat në fjalë kanë goditur qendrën e rajonit edhe me armë që godasin nga toka.

Fakti që rajoni është i evakuuar puthuajse i tëri për shkak të sulmeve që kanë nisur që nga muaji shkurt, ka parandaluar humbjen e jetëve.

Drejtori i Mbrojtjes Civile “Beretat e Bardha” në Idlib, Mustafa Haxh Jusuf, në një deklaratë për AA tha se qendrat e jetesës si (xhamitë, stacionet e ujit, shkollat dhe objektet shëndetësore) në vendbanim kanë dalë jashtë shërbimit.

“Pavarësisht se në Han Shejhun jetojnë vetëm kafshët, sulmet ajrore dhe tokësore nuk ndaluan. Avionët luftarakë për dy ditë kanë kryer dhjetëra sulme ajrore. Regjimi dhe mbështetësit e tij po përpiqen ta fshijnë nga harta rajonin Han Shejhun”, tha Jusuf.

Han Shejhun erdh në rend dite në botë pas sulmit me armë kimike më 4 prill 2017. Në sulmin e regjimit u vranë më shumë se 100 civilë.

– Situata në Zonën për uljen e tensioneve në Idlib

Forcat e regjimit me ndihmën e Rusisë vazhdojnë pa ndërprerë sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes së nënshkruar në Soçi mes Turqisë dhe Rusisë më 17 shtator 2018.

Që nga data në fjalë në sulmet e regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij nga vendbanimet e tyre janë zhvendosur më shumë se 553 mijë civilë.

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka njoftuar se 606 civilë nga të cilët 157 fëmijë dhe 111 gra janë vrarë në sulmet e regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij në periudhën 26 prill – 12 korrik.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet