Regjimi Asadit këtë vit ka burgosur mbi 1.470 persona

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka njoftuar se regjimi i Bashar Al Asadit ka burgosur 1478 persona që nga fillimi i vitit.

SNHR në raportin e publikuar bëri të ditur se regjimi i Asadit në rajonet të cilat i mban nën kontroll ka privuar nga liria 1.478 persona prej të cilëve 71 fëmijë dhe 90 gra, transmeton AA.

Sipas raportit prej të burgosurve 764 janë humbur me forcë, fati i të cilëve nuk dihet.

Regjimi më së shumti ka burgosur në kryeqytetin Damask dhe qytetin Halep, ndërsa theksohet se edhe refugjatët e kthyer në vend janë në mesin e personave të privuar nga liria.

Raporti thekson se një pjesë e personave të privuar nga liria janë të afërmit e opozitarëve, si dhe një pjesë janë të rinj në moshën për kryerjen e shërbimit ushtarak.

Sipas burimeve opozitare siriane në burgjet e regjimit ndodhen të arrestuar të paktën 500 mijë persona.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet