Refuzoi ftesën për shkaqe të shëndetit, Specialja e paralajmëron për arrestim veteranin e UÇK-së

Gati shtatë muaj kanë kaluar që prej se ish-ushtari i UÇK-së, Faik Zogaj, do të duhej të paraqitej për intervistim nga prokurorët e Speciales. Këta të fundit, e kishin thirrur Zogajn të intervistohej më 21 mars të këtij viti. Kësaj ftese, Zogaj nuk i ishte përgjigjur, nën deklarimin se nuk e njeh këtë institucion. Pavarësisht problemeve shëndetësore dhe trajtimit që po i duhet ta marrë, Specialja tani po e paralajmëron Zogajn se mund të arrestohet nëse nuk paraqitet për intervistim.

Plagët që i mori në luftën e fundit në Kosovë dhe trajtimin mjekësor që po i duhet ta kryej, ish-ushtarit të UÇK-së, Faik Zogajt, s’po i llogariten si arsye valide nga Specialja për t’ia shtyrë intervistimin.

Zogajt në shkurt të këtij viti, i kishte ardhur një ftesë  për t’u paraqitur për intervistim në Prokurorinë Speciale të Hagë një muaj më vonë, më 21 mars. Të njëjtën, Zogaj e kishte refuzuar duke thënë se nuk e njeh Gjykatën Speciale, dhe se ftesës nuk i përgjigjet deri sa të dënohen kriminelët serbë që kryen gjenocid në Kosovë.

“Të nderuar familjarë, miq dhe shokë ,dua t’ju informoj që kam pranuar ftesë ne cilësinë e të akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës nuk do i përgjigjem më datë 21.03.2020, sepse unë personalisht nuk e njoh ketë Gjykatë derisa kjo gjykatë t’i dënon kriminelet që më i vranë më të dashurit e mij brenda në shtëpi”- kishte shkruar Zogaj në shkurt të këtij viti, atëherë kur edhe kishte pranuar ftesën.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet