Refugjatja e kthen çantën e gjetur me 14 mijë euro

Policia e Berlinit ka vlerësuar lartë një refugjate irakiane që kishte dërguar në polici një çantë të cilën e kishte gjetur, e në të cilën ishin gjetur 14 mijë euro.

Çanta ishte lënë të premten e shkuar në një tren nga një grua 78-vjeçare. Pak momente pasi e kishte harruar atë, e moshuara kishte kuptuar gabimin dhe kishte kërkuar nga autoritetet ndihmë, por nuk kishte mundur ta gjente.

Më pas çanta u gjet nga një 16-vjeçare irakiane që i kishte treguar nënës së saj. Dy ditë më pas ato e dorëzuan çantën.

“Një nxënëse e gjeti çantën me 14 mijë euro dhe ia dorëzoi policisë. Pronarja është shumë e lumtur. I themi bravo dhe faleminderit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Berlinit.

Familja, që jeton në një qendër refugjatësh, pritet të marrë një shpërblim për këtë veprim. Sipas ligjit gjerman, shpërblimi është tre për qind të parave të kthyera.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet