Reali nuk dorëzohet, ja oferta e re për Neymarin

Real Madridi ka bërë gati ofertën e re për yllin e PSG-së, Neymar.

Trajneri i “Los Blancos”, është i gatshëm për të sakrifikuar Vinicius Jr, për të transferuar në ekip kapitenin e Brazilit.

Reali është duke garuar me rivalët e tyre, Barcelonën për të fituar shërbimet e lojtarit, transmeton KosovaPress.

Reali ka përfshirë Bale, Modriç dhe Isco në ofertat e mëhershme, mirëpo gjiganti francez nuk ka qenë i interesuar.

Me arritjen e Eden Hazard, Perez e ka pranuar që Vinicius nuk ka vend në ekipin e parë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet