Reali e nis me humbje aventurën në Ligën e Kampionëve

Real Madridi ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Shakhtar Donetskut, në ndeshjen e parë të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Klubi ukrainas e fitoi këtë përballje me rezultat prej 3 me 2, transmeton KOHA.

Mysafirët patën fillim të jashtëzakonshëm, duke arritur të krijojnë epërsi prej 3 me 0 në Santiago Bernabeu.

Tete shënoi në minutën e 29, derisa një autogol nga Varane dyfishoi epërsinë e Shakhtarit.

Kurse golin e tretë e shënoi Salomon në minutën e 42.

Në pjesën e dytë të ndeshjes Reali arriti të ngushtojë rezultatin, por nuk arriti të marrë pikë nga ky takim.

Modriq e Vinicius Junior shënuan golat për Realin në këtë takim.

Kategoritë
LajmeSport

Të ngjajshmet