Real Madridi me fitoren ndaj Mallorcas kryeson La Ligën

Pas kësaj fitore, Real Madrid ka arritur 68 pikë duke kryesuar renditjen.

Real Madrid të mërkurën vonë mori epërsinë në tabelën e ligës spanjolle të futbollit, La Liga, me fitoren 2:0 ndaj Mallorcas.

Anësori brazilian Vinicius Junior shënoi golin e parë për ekipin e tij në minutën e 19. Real Madridi dyfishoi diferencën në minutën e 56-të të pjesës së dytë, pasi kapiteni i ekipit Sergio Ramos shënoi një gol nga gjuajtja e lirë.

Pas kësaj fitore, Real Madrid ka arritur 68 pikë duke kryesuar renditjen. Real Madrid dhe rivalët e tyre Barcelona tani janë në një garë të ngushtë për titullin 2020.

Ashtu si Real Madrid, Barcelona e cila rendite në vendit të dytë ka 68 pikë në La Liga, e cila ka edhe shtatë javë deri në përfundimin e saj.

Atletico Madrid radhitet në pozitën e tretë me 55 pikë.

Ndërkohë Mallorca ndodhet në zonën e rrezikut të rënies nga liga. Ata tani janë në pozitën e 18-të me 26 pikë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet