Reagon Mustafa: Më shumë ka libra të botuara Kujtim Shala, sesa VV’ja deputetë, ai ju rrahë me dije

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka përplasjes mes deputetit Kujtim Shala dhe atij të VV’së, Gazmend Gjyshinca, shkruan Gazeta Metro.

Mustafa ka thënë se VV nuk ka kapacitet ta kupton Akademikun Kujtim Shala dhe thonë se i sulmoi, ai ka thënë se më shumë ka libra të botuar deputeti Shala sesa deputetë Lëvizja Vetëvendosje.

Reagimi i plotë nga Isa Mustafa:

Kështu është, kur nuk e kupton gjuhen intelektuale të Akademikut Kujtim Shala. Nuk ke kapacitet të mendosh dhe ta kuptosh se çfarë tha dhe thua me rrahu Kujtimi.

Akademik Shala mund ti rrahë me dije e me argumente prej të parit deri në të fundit të VV-së dhe të gjithë së bashku. Ai ka dije e mendjehollësi; ka më shumë libra të botuara sesa VV-ja deputetë.

Frikësohem se nëse deputetët e VV-së i lexojnë librat e Kujtimit dhe nuk i marrin vesh, pasi janë vetëm zhurmues, do ta thërrasin një helikopter, jo makinë të ndihmës së shpejtë, para ndërtesës së Kuvendit.

Deri sot i kanë bërë të gjitha të zezat, e sot improvizojnë se i sulmuan deputetët e LDK-së, sepse duan të luajnë rolin e viktimës.

Tani po pres, që ndonjë diplomat i jashtëm, përkëdhelës i VV-së, të ma sjell një “demarsh” në LDK; ata që u mërzitën shumë kur e prishëm koalicionin me VV-në?! IM

 

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet